Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u finalizua një operacion kundër kultivimit të kanabisit në zonë, që solli prangosjen e 28 personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Burime për Faxëeb bëjnë me dije se operacioni u nis nga prokuroria e Vlorës dhe hetimi policor përmes përgjimeve të personave të dyshuar për disa muajve solli në arrestimet e ditës së sotme.

Aksioni ishte i përqëndruar në zonën e Vlorës dhe Himarës, specifikisht në fshatrat Kuc –Nivicë.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar dhe ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj, i cili shprehet me superlativa për punën e Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. Lleshaj bën me dije se mes të arrestuarve është edhe një punonjës i SHÇBA-së.

Postimi i plotë i Sandër Lleshaj: Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi

Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.

Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj: Vullneti i paepur politik; Angazhimi i fortë policor; Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.

Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishm

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re