Ditën e sotme është zhvilluar seanca në apel për masën e sigurisë ndaj 42 personave të përfshirë ne Operacionin anti-kanabis me emërtimin ‘Hapësira’, që u zhvillua në dhjetor të vitit 2020 në Vlorë. Trupa gjykuese ka vlerësuar rishikimin e masës së sigurise për 4 persona nga arrest me burg në arrest shtëpie, mes tyre dhe nje efektiv i policisë, David Fakaj, i dyshuar si përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje.

David Fakaj, Astrit Gjokaj, Gëzim Kuci dhe Gilo Novruzaj janë personat të cilëve u është ndryshuar masa e sigurisë. Prokurori ka marrë në konsideratë prova të reja dhe rrethana lehtësuese të dala gjatë vijimit të hetimeve.

Po ashtu, trupa gjykuese ka vlerësuar rrëzimin e  masës së  sigurise per ish-shefin e komisariatit të Himarës Arjan Tase dhe shefit të krimeve Artur Veshaj. Apeli ka vendosur rrëzimin e mases shtrënguese të detyrimit të paraqitjes, dhe pezullim te ushtrimit të aktiviteteve publike.

Sakaq, prokurori Kleanthi Zeka vlerësoi të lërë në fuqi të pandryshuar për të gjithë personat e tjerë masën e sigurisë, pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës. Seanca e ditës së sotme ka zgjatur për më shumë se 6 orë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re