Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në konferencën krah Policisë së Shtetit, theksoi se operacioni antidrogë në të gjithë vendin, vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur fëmijët e të rinjt nga efekti negativ i lëndëve narkotike.

 

Ai theksoi se mosha e përdoruesve është ulur, tregues se rreziku i lëndëve narkotike po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë.

 

“Të gjithë biem darkod se përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të reja, jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Të dhënat na raportojnë numra në rritje, të rasteve të personave të cilët përdorin lëndë narkotike në vendin tonë. Nga viti në vit, përdorimi i drogërave nga të rinjtë shqiptarë po përbën një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike, është se po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike, veçanërisht në shkollat e mesme. Krahas drogërave tradicionale, është shtuar nga të rinjtë, përdorimi i drogërave sintetike, që paraqesin rrezikshmëri të lartë për jetët e tyre. Këto të dhëna janë një kambanë alarmi, por institucionet, pirindërit, shoqëria duhet të bëjnë reagim së bashku”, theksoi Balla.

 

Nga ana tjetër, Balla nënvizoi se ky operacion nxori në pah dhe sofistifikimin e krimit dhe formave që përdoren për t’i shpëtuar autoriteteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re