Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Ballkanit drejt Puglia apo vendeve të Evropës Veriore.
Mësohet se në Shqipëri janë kryer kontrolle në disa qytete. Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.
Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.