Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Doën” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Down 3”.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi. Të arrestuarit janë Piro Papapetro 31 vjeç; Petrit Arixhiu 19 vjeç; Bledar Repa 46 vjeç; Taulant Repa 38 vjeç; Ermal Bezhani 36 vjeç; Markelian Kamenica 29 vjeç; Enea Frashëri 26 vjeç; Gentian Koçoli 40 vjeç; Devis Xhaholli 39 vjeç dhe  Martin Kosturi 23 vjeç.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re