Ka përfunduar faza e pestë e operacionit “Alpet e Pastra” në Shkodër, ku është bërë i mundur asgjesimi i 510 fidanëve dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

460 bimë kanabis  u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj të njësisë adminstrative Shalë. 2300 bimë kanabis dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë u gjetën në fshatin Pepaj.

Në kërkim është shpallur 65 vjeçarja Age Martinaj pasi nga dronët është konstatuar duke u kujdesur për bimët narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re