Operacioni “Bishani”/ Sekuestrohen 30 kg “cannabis sativa”, policia arreston tre vlonjatët që kishin mbushur “Ford-in” me drogë

Screenshot_4-2.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Vlorë.

Pas informacioneve në rrugë operative uniformat blu u vendosën në lëvizje duke bllokuar rrugët në fshatin Bishan duke ndaluar makinën. Në pranga kanë rënë 3 persona që po transportonin 30 kg kanabis me automjetin e tyre tip “Ford”. Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar: Aldo Tushaj, Sokol Beqiraj dhe Alban Velo.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia Vlorë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bishani”.
Sekuestrohen 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë