Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, ku deri më sot kanë neutralizuar të paktën 1.062 terroristë të PYD/PKK-së dhe ISIS-it.

Forcat turke kanë asgjësuar 19 pozicione të terroristëve, ndërkohë që janë shkatërruar edhe depo municionesh dhe strehimore të terroristëve.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shkatërruar disa strehimore të terroristëve dhe se janë neutralizuar të paktën 34 terroristë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë, shkruan, aa. PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK, e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. PKK që nga mesi i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar udhëheq fushatë terroriste kundër Turqisë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re