SPAK lexon pretencën për operacionin “flakë në det”. Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kujtojmë se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të cilët  transportonin lëndën narkotike nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.

Sipas SPAK, grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga nga Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismajlukaj, ndërsa 12 pjesëtarët e bandës kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.

Më poshtë lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që kërkohet për ata.

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gëzim Cela 16 vite burg me gjykim të shkurtuar 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Cela 14 vite burg me gjykim të shkurtuar  9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg me gjykim të shkurtuar 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko