Home SHQIPERIA Operacioni “fshesa” kundër Berishës në PD, çfarë thotë “neni 27” i statutit dhe paralajmërimi i Bashës!

Operacioni “fshesa” kundër Berishës në PD, çfarë thotë “neni 27” i statutit dhe paralajmërimi i Bashës!

0
Operacioni “fshesa” kundër Berishës në PD, çfarë thotë “neni 27” i statutit dhe paralajmërimi i Bashës!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me 71 drejtuesit e degëve u bëri të qartë atyre se do të ketë masa disiplinore nëse marrin pjesë në organizimin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

Një deklaratë e tillë është paralajmërim i hapur mbi të gjitha për Sali Berishën dhe deputetët që kanë dalë në krah të liderit historik, përpos 4200 delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit në 11 dhjetor.

Por çfarë thotë neni 27 i Statutit të PD-së?
Statuti i partisë më të madhe në opozitë, tashmë prej tre mandatesh, sqaron qartësisht se kur, si dhe ndaj kujt mund të merren masat disiplinore nëse thyhen vendimet e Kryesisë së PD-së. Janë 6 pika që specifikojnë të gjithë procedurën e marrjes së masave në raste normale, por edhe urgjente nëse është e nevojshme dhe pikërisht, rruga e fundit mund të përdoret nga Lulzim Basha për të disiplinuar partinë nga të “pabindurit” nëse nuk tërhiqen.

Megjithatë nisur nga paralajmërimi i sotëm i Lulzim Bashës, nëse Sali Berisha vazhdon lëvizjen e tij, tashmë jo vetëm pezullimi nga grupi pas shpalljes “non grata” nga SHBA, por mund ta presë përjashtimi nga partia që themeloi 30 vite më parë.

Neni 27 i Statutit të PD-së për sanksionet
1-Thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH-së, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH-së.

2-Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH-së, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit, Etikës dhe Integritetit. Ato mund të bëhen publike.

3-Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje. Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritetit, brenda 5 ditëve nga paraqitja e ankimit.

4-Kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e Degëve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera.

5-Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

6-Rastet që përbëjnë shkelje disiplinore, si dhe rregullat e procedurat e dhënies së sanksioneve përkatëse disiplinore për anëtarët përcaktohen në aktet nënstatutore.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë