Forcat detare shqiptare kane shpëtuar 100 shtetas sirianë në Egje. Mësohet se emigrantet, mes të cilëve 39 fëmijë e 16 gra ishin nisur nga brigjet turke drejt ishullit Kios në Greqi.
 
Anija Oriku njoftoi anijen komandë të misionit, si dhe rojet bregdetare turke e greke per ngjarjen. Gjatë 1 viti në operacionin e NATO-s në Egje, ekuipazhet shqiptare kanë shpëtuar më shumë se 800 emigrantë, te cilët niseshin  nga brigjet e Turqisë drejt Greqisë, per t’i shpëtuar luftës.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re