5 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës të dielën pasi kanë tentuar të trafikojnë me gomone disa shtetas egjiptianë. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Klodian Gjikondaj, Mohamed Sherif, Fatjon Belaj, Robert Hysa dhe Arjol Lleshi.

Ndërsa u shpall në kërkim një tjetër person, si autorë i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sot janë dhënë masat me arrest për 5 të ndaluarit:

Klodian Gjikondaj, arrest me burg
Fatjon Belaj arrest shtëpie .
Rober Hysa arrest shtëpie .
Arjol Lleshi arrest shtëpie.
Mohamed Sherif arrest me burg, dyshohet se ishte personi që i mblidhte shtetasit egjiptian.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re