Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti, është shprehur se operacioni i Policisë në Kampin e Muxhahedinëve iranianë në Manëz, mund të jetë fundi i një epoke bashkëpunimi mes MEK dhe shërbimeve inteligjente të huaja.

jkkkll

Komentet Hoti i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se sipas bindjeve të tij, MEK ka bashkëpunuar me CIA-n amerikane dhe shërbimet inteligjente izraelite për të kryer një sërë atentatesh në Iran, kundër disa shkencëtarëve bërthamorë.

Ai shtoi gjithashtu se MEK ka disa rregulla strikte të kontrollit të brendshëm, që i privojnë anëtarët e tij nga shumë të drejta bazike.

“Kësaj orgnizate e cila u hoq nga lista e orgnaizatave terroriste, vendosën të mbrohen me Konvntën e e Gjenevës. Shqipëria është një palë e tretë e përfshirë në këtë proces, une mëndoj se veprimi dje është përtej kontekstit shqiptar, ka të bëjë me vazhdimësinë e kësaj orgnizatë nga SHBA dhe disa vende perëndimore.

Këtu kemi të bëjmë, policia shqiptare ka qenë për të përmbushur një vendim të SPAK, por duhet parë edhe proporcionaliteti i profesionalizmit të policisë shqiptare. Do të ishte dashur të ishte më profesionale. Kjo lidhet me proporcionaliteti e ndërhyrjes dhe zotësinë e policisë shqiptare. Është përtej policisë shqiptare. Perëndimi po e braktis këtë organizatë.

Është një shpërligjje e asaj përkrahje të SHBA ndaj MEK. MEK ka disa rregulla strikte të kontrollit të brendshëm, që i privojnë anëtarët edhe nga të drejtat bazike. Është një organizatë që ka shërbyer si një forcë ndihmëse e CIA dhe MOSAD dhe mendohet që 7 shkencëtarët bërthamorë më të mëdhenj të Iranit të eleminuar gjatë viteve të fundit, këto atentate me bomba besohet se janë realizuar nga shërbimet izraelite dhe ekzekutorët kanë qenë anëtarët e MEK, megjithëse MEK i ka përgënjeshtruar.

Pra është fundi i një epoke bashkëpunimi mes shërbimeve të huaja dhe MEK. Perëndimi po e braktis këtë organizatë. Madje kemi një trakjektore tjetër pasi, mbështetet mbi piketat realiste, duan një vijë pragmatike përtej MEK. Me ardhjen e Trump kemi një mbështetje të drejtpërdrejt të konservatorizmit amerikan”, u shpreh Hoti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re