Rasim Bracaj 77 vjeç, sapo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të valvulës së aortës nëpërmjet së cilës i është vendosur një protezë e valvulës pa qepje. Ndërhyrje kjo që kryhet për të parë në Shqipëri. Ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës zënë vendin e dytë përsa i përket ndërhyrjes që kryhen në klinikat kardiokirurgjikale.

Kjo protezë ka parametrat e një valvule aktive të zemrës jo të sëmurë, por jo vetëm kaq!

Pacientë me probleme të valvulës së zemrës kanë një zgjidhje bashkëkohore në strukturën shtetërore ku nuk duhet të paguajnë asgjë pasi proteza ofrohet falas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re