Në kuadër të operacionit “Ura” të zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia italiane janë sekuestruar disa prona dhe biznese në pronësi të disa personave.

Konkretisht nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, Portslade e Elvis Docit, i njohur si Visi Pojës, Dubai Inn e Nexhmedin Danaj, “Vlora Cable TV” e Nexhmedin Danaj dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash e Olgert Shqevin.

Sekuestrimet përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga  autoritetet italiane dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko