Të tjera detaje janë zbardhur nga operacionit i SPAK, ku në pranga u vu ish-zyrtari i lartë i policise, Erzen Breçani.

Sipas News24, në pranga ka përfunduar edhe shefi i krimeve të komisariatit numër 6, si dhe djali i madh i Erzen Breçanit. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.

Operacioni i policisë është zhvilluar pasditen e sotme (20 nëntor) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku janë lëshuar 11 urdhër arreste.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re