Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK ditën e sotme, ku u evidentuan 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Ai u shpreh se nuk duhet bërë asnjë kompromis me krimin e organizuar dhe me punonjësit që nuk kryejnë detyrën.

Postimi i Bled Çuçit:

8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”.

Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.

Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re