“Show propagandistik”, e ka cilësuar Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, megaopearionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër arrëse dhe u goditën 7 grupe të strukturuara kriminale.
I ftuar në News 24, Noka u shpreh se sipas tij SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin, ndërsa theksoi se operacioni i dekonspiruar.
“E dinte gjithë Lezha se do arrestohej Arben Ndoka, prandaj u arratis, është operacion i dekonspiruar”, u shpreh Noka.
Ndër të tjera, deputeti demokrat tha se “ka 50 urdhër-arreste dhe asnjë i arrestuar përtej burgjeve. Nuk ka drejtësi këtu, por vetëm padrejtësi”
Noka shtoi më tej se Sali Berisha është i burgosur politik, dhe se sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani po sulmon personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.
Flamur Noka: Sali Berisha është i burgosur politik, ndodhet me masë sigurie pa asnjë akuzë. Unë e quaj SKAP, sepse që ditën e parë e vërtetua që nuk është SPAK. Struktura e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral.
SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin. Në Bashkinë e Tiranës është vjedhur 100 përqind. Në Shqipëri kanë ikur edhe investitorët e huaj, sepse këta iu kanë kërkuar para. Kreu i 5D është Erion Veliaj. Dini që për inceneratorët të jetë dënuar Veliaj. SKAP është ai që korrupsionin madhor nuk e kap, por nëse tre veta pijnë hashash në lagje quhet organizatë kriminale. Sali Berisha që është simbol i antikorrupsionit dhe antikrimit është i burgosur politik.
Dumani po sulmon personalisht Berishën, Mediun, Metën. Ka 11 vjet që qeveria vjedh dhe nuk heton. Operacioni i SPAK është shou propagandistik. Të gjitha bandat që u hetuan nga Forca e ligjit, merrnin pjesë në vjedhje votash.
Ka 50 urdhër-arreste dhe asnjë i arrestuar përtej burgjeve. Ky operacion u dekonspirua, e dinte gjithë Lezha se do arrestohej Arben Ndoka, prandaj u arratis, është operacion i dekonspiruar. Nuk ka drejtësi këtu, por vetëm padrejtësi.
