Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi për dekonspirim të operacionit të një dite më parë si pasojë e të cilit u arrestuan  persona nga sistemi i drejtësisë, forcat e policisë dhe nga fusha e biznesit.

 

Sipas Berishës, personat në kërkim u lajmëruan më herët duke u dhënë mundësinë të largohen.

 

SALI BERISHA

 

“Nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4.  11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro.”

 

 

Ish-kryeministri Berisha është fokusuar tek dy prej personave të arrestuar, ish drejtori i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

 

Berisha riktheu në vëmendje qëndrime të tij në rrjetet sociale të disa viteve më parë për të argumentuar se lidhjet e tyre me botën e krimit ishin të njohura.

 

 “Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami.  Eksponenti tjetër i krimit që u arrestua dje, nëse do kishte një emër të dytë, do të quhej në mënyrë absolute vetëm Edi Rama. I njohur botërisht si mik i Edi Ramës, si investitori strategjik i Edi Ramës, si njeriu, i cili kishte vrarë në vitin 1998 dhe plagosur një tjetër”

 

Nga ana tjetër Berisha përsëriti akuzat ndaj socialistit Damian Gjiknuri në lidhje me çështjen e inceneratorëve

 

Ndërsa në raport me rizgjedhjen e Bashës në krye të PD, Berisha deklaroi se beson se demokratët do ta bojkotojnë.

 

 

 “Se nuk do i lejojnë kurrë vetes, nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.”

 

Prej 11 dhjetorit të vitit 2021 Sali Berisha ka krijuar tashmë partinë e tij duke refuzuar çdo bashkëpunim me ish-kryetarin Lulzim Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re