Skip to content

Operacioni “Lastra”/ Sekuestrimi i 1.2 milionë eurove të falsifikuara në Rinas, arrestohet bashkëpunëtori i shtetasit kamerunas

Ditën e sotme policia ka arrestuar shtetasin nga Kameruni, Zindine Fongue, i cili raportohet se është bashkëpunëtori i shtetasit Josoue Ngankam i cili po lëvizte në Rinas me 1.2 milionë euro të falsifikuara.

Kujtojmë se një javë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Lastra”, u arrestua shtetasi Josoue Ngankam, kamerunasi të cilit iu kapën 1.2 milionë euro të falsifikuara në një çantë. 275 mijë euro kanë qenë të falsifikuara, ndërsa pjesa tjetër ishin vetëm lastra të cilave u kishte dalë boja.

Kapen 1 milionë euro false në Rinas, arrestohet kamerunasi

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb