Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për operacioni e përbashkët italo-shqiptar ku u arrestuan gjithsej 37 persona mes tyre edhe 10 shqiptarë.

Përmes një shënimi në twitter Lleshaj thotë se ky operacion dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Më tej Lleshaj shprehet se kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë.”, shkruan ministri në rrjetet sociale. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re