Operacioni në Greqi/ Droga e fshehur në kamion kapte vlerën 900 000 euro, arrestohet shoferi
Një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, është zhvilluar në Greqi.
Në pranga ka rënë një shoferi i një kamioni, pasi autoritetet i gjetën drogë me vlerë 900 000 euro në kamion. 45-vjeçari u arrestua sapo kishte zbritur nga një anije në linjën Antirio-Rio.
Gjithashtu nga hetimet u zbulua se 45-vjeçari kishte edhe një magazinë që e përdorte për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.