MAT- Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi i është gjetur një sasi kokaine të cilën do ta shiste në doza. Sipas të dhënave zyrtare, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë.Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gramMaterialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re