Si asnjëherë më parë, skuadra e Operacionit “Forca e Ligjit” e mbështetur edhe nga struktura të tjera policore ka vepruar në mesnatë për të bllokuar depozita nafte në Durrës.

Plani operacional ishte parashikuar pikërisht për në orët e natës, me qëllim të vepruarit pa zhurmë dhe në të njëjtën kohë për të shmangur çdo përplasje të mundshme me pronarët, apo të tjerë persona që furnizohen aty gjatë ditës.

Sipas burimeve të Policisë, sekuestrimi erdhi pas verifikimit në dogana, se kjo naftë nuk kishte kryer të gjitha procedurat ligjore dhe që i përkiste Lulzim Berishës dhe një personi tjetër.

Në operacion morën pjesë përveç OFL edhe strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, që operojnë në luftën kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”.

Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Vijon operacioni Forca e LigjitJa pamjet e sekuestrimit të 1,2 milionë litrave naftë dhe të një magazine doganore në Durrës Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special. Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH. Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë. OFL do informojë publikun në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 5 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re