Europol ka përfunduar më 11 Nëntor një operacion për sekuestrimin e armëve ku u përfshinë policë nga Italia, Shqipëria, Portugalia dhe Rumania. Policia është bazuar më së shumti tek të dhënat dhe analiza e tregtisë së armëve në Bullgari ndërsa Europol ka kërkuar bashkëpunim me vendet pjesëmarrëse.

Në total janë 24 vende europiane që kanë synuar të zbulojnë armët me origjinë turke që futen kontrabandë në BE përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

Për të zbuluar përhapjen dhe shitjen e armëve të modifikuara në mënyrë të paligjshme, operacioni BOSPHORUS u nis  i udhëhequr nga Policia Rumune (Politia Romana) nën Platformën Evropiane Multidisiplinare kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT).

Në vitet e fundit, armët e zjarrit janë bërë jashtëzakonisht të njohura nga kriminelët dhe shfaqen në raste të rëndësishme. Kjo sepse ato lehtë mund të shndërrohen në armë vdekjeprurëse dhe janë më të lira për tu blerë.

Nga data 2 deri më 11 nëntor, janë kryer 81 bastisje shtëpish, u kryen: -11 arrestime; -191 armë zjarri; -3 714 gëzhoja municioni; -sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë; -paketat e cigareve të stampuara; -1 automjet; -164 fishekë copë piroteknikë; -Si dhe dokumente false të identitetit.

Nga rezultatet e mëparshme, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1,585 armë zjarri.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re