Drejtori i Policisë Skënder Hita ka mbërritur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Korçës.
Kjo lëvizjen vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku pas një operacioni të policisë, për kapjen e Violand Braçellari, u vra një polic dhe një tjetër u plagos.
Më herët Hita, vizitoi te Trauma policin e plagosur, ku mbajti edhe një deklaratë për mediat, duke nënvizuar se do të bëhet një hetim i thelluar lidhur me këtë ngjarje, duke e cilësuar si të rëndë, humbjen e një efektivi të Policisë së Shtetit.
