Operacioni i policisë së Përmetit i koduar “Mezhgorani” është dekonspiruar nga një gjyqtare.

News 24, zbulon detaje nga dekonspirimi, sipas të cilit botuesi dhe analisti Henri Çili është njoftuar nga një gjyqtare, e cila e ka njoftuar atë nëpërmjet familjarëve se do të arrestohej.

Për këtë arsye, gjyqtarja është përjashtuar nga procesi, çka ka qenë edhe shkaku për anulimin e seancës së sotme e parashikuar në mesditë ku do të jepej masa e sigurisë për 30 persona të arrestuar.

Për pasojë ndaj gjyqtares Yrvete Shkreli do të bëhet kallëzim për shpërdorim detyre. Ajo akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re