Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i ftuar në Fax News, foli në lidhje me operacionin e forcave shqiptare në situatën e tërmetit.

Premçi u shpreh se operacioni nuk u kishte drejtim, pavarësisht përkushtimit dhe gadishmërisë së strukturave operacionale. Më tej Premçi tha se në qveri ka ministra pa eksperiencë dhe shumë të rinj në moshë që nuk dinë që ta menaxhojnë situatën.

“Qytetarët zbresin në rrugë ndërkohë mbi kokën e tyre kanë pallate 15 katëshe. Është më mirë të rrish në godinë, sesa të dalësh jashtë, sepse mund të shembet, ballkoni i banesës. Në kemi të gjitha ballkonet që bien mbi trotuar, ngjitur me ambientet publike.

Rasti i hotel ‘Palmës’ është më katër kate të ndërtuara pa leje. Struktura e bazamentit të ndërtimit nuk është parashikuar të kishte kate shtesë. Si mund të ndërtohet në rërë?! Si mund të ndërtohen 20 katë në Durrës, pavarësisht cilësisë së ndërtimit, sepse nuk është cilësia e tokës.

Probabiliteti për tu dëmtuar është më i vogël, tham se je më i sigurtë se kur del poshtë pallatit. Duhet të hartohen kurrikula në raport me edukimin e qytetarëve, nxënëseve dhe studentëve se si duhet të reagojnë në raste tërmeti.

Dua të falenderoj gjithë strukurat operacionale edhe strukturat shtetërore, se kanë reaguar masivisht. Pavarsisht se është parë që kanë qenë pa drejtim pa kokë, për çdo vatër të emergjencës. Një falenderim i veçnatë vjen për forcat e Kosovës.

Nuk ka ministra që të kenë një ekperiëncë të gjatë, të jenë njerëz kurajozë dhe jo servilë të kryeministrit. Kemi pasur në qeveri mosha nga 25-35 pa eksperiencë duke ju bindur kryeministrit dhe vetëm se flasin në media. Çfarë ekspertize mund të shpalosi një ministër që nuk i ka thënë askush një ditë punë e mbarë që nuk njeh terrenit. Prandaj legjislacioni parashikon në mënyrë të detajuar se çfarë ekspertize mund të shpalosi një ministër që nuk i ka thënë askush një ditë punë e mabrë që nuk njeh terrenit.

Duhet respektuar disa rregulla për të shmangur disa rrisqe. Nuk është shpenzuar një lek për modernizimin e shërbimit zjarrfikës, qoftë për t’ju blerë uniformë. Funskionojnë vetëm nëpërmjet ndihmave. Nuk kishte qen të nuhatjes për të gjetur njerëz nën rrënoja.”- u shpreh Premçi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re