Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar si “një përpjekje e madhe propagandistike”, operacionin “Tempulli”, të zhvilluar nga policia disa ditë më parë, në të gjithë vendin.

Sipas Metës, operacioni shërbeu për të shmangur vëmendjen nga arrestimi nga autoritetet spanjolle të Amant Josifit,“një ish-këshilltar dhe ish-partner i vëllait të kryeministrit, për një aferë të përmasave 2.4 miliard euro”, 

“Pamë një operacion për disa orë të tëra për rreth 300 te arrestuar për shkak të angazhimit të tyre në trafikimin dhe shpërndarjen e drogës. Ajo që ishte interesante nga ky operacion ishte fakti i një drejtësie me regji dhe një qeverisje me regji.

Një përpjekje e madhe propagandistike, për të shmangur një lajm të rëndësishme, arrestimin nga autoritetet spanjolle të një ish-këshilltari të ish-ministres sw mbrojtjes dhe ish-partnerë i vëllait të kryeministrit, për një aferë të përmasave 2.4 miliard euro, ku epiqendra sipas mediave te huaja, ishte Shqipëria.

Atë që së bëri shteti i kapur nga Edi Rama e bën autoritetet spanjolle, pasi atje ka vullnet për të goditur krimin e organizuar. Kjo tregon se kush është i lidhur me kreun e qeverise gëzon anashkalimin e drejtësisë dhe institucioneve të së drejtës. Ndërsa qytetarët që nuk kanë mundur të paguajnë dritat, ndëshkohen me zell të zakonshëm , ashtu si ata 70 e ca vjeçarët që u ndaluan dhe akuzuan për shpërndarjen e drogës”, deklaroi Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re