Arrestimet në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, kanë prekur edhe qarkun e Dibrës. Policia njofton se janë arrestuar tre persona. Gjithashtu, janë sekuestruar 1 kg kanabis sativa, 270 fara kanabis, 1 mulli që shërben për bluerjen  e lëndës narkotike dhe 2 peshore elektronike.

 

Gjithashtu janë sekuestruar dhe municion luftarak.

 

“1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu,  1 pushkë sportive dhe 2 krëhra pistolete me 4 fishek dhe 344 municion luftarak, dhejtra metra fitil zjarr-përcjellës dhe kapsolla detonator’, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu, është sekuestruar një jelek me mbishkrimin “Policia”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko