Shkodra dhe Berati ishin dy qytetet e radhës, ku policia zhvilloi aksionin vjeshtë 2017.
 
Në Berat policia ngriti postblloqe të shumta në hyrje dhe në dalje të qytetit, për të verifikuar të gjitha automjetet luksoze të dyshuara si të trafikuara.
 
Kjo është një makinat që i është nënshtruar verifikimit. Pasi kanë kontrolluar edhe shoferin, policia ka dhënë urdhër që makina të dërgohet në komisarit.
 
Shoferi është larguar me makinën e tij, i shoqëruar nga një polic.
 
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar në polici 12 automjete luksoze. Këto mjete po verifikohen nga inspektorët e krimit të organizuar për të vërtetuar nëse janë të vjedhura ajo jo, si dhe për të vërtetuar mundësinë financiare të blerjes së tyre nga pronarët.
 
Të njëjtat burime konfirmojnë se aksioni do të vijojë në të gjitha akset e qytetit, derisa të verifikohet çdo automjet që qarkullon në Berat.
 
Ndërkohë në Shkodër, rreth 2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjetet u sekuestruan nga policia.
 
Këto janë dy nga godinat e bllokuara në lagjen “Ajasëm” në Shkodër, në të cilat prodhoheshin produkte ushqimore false.
 
Blutë e Shkodrës sekuestruan edhe një magazine ku ruheshin pijet e prodhuara dhe 4 automjete në përdorim të subjektit tregtar “Briland”.
 
Javën e shkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe trupat RENEA ishin në Elbasan, Vlorë, Fier dhe Tiranë ku ndaluan dhjetëra persona me shkelje, si dhe të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
 
Aksioni i gjerë nisi pas një incidenti me Policinë në Elbasan, ku një audi i blinduar goditi makinën e nëndrejtorit të policisë, teksa ai bashkë me dy patrulla po shoqëronin një automjet luksoz për kontroll.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re