Kryetar i Shoqatës së Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa kërkon nga qeveria një tjetër paketë mbështetëse ekonomike.

 

Xhepa e cilësoi sezonin turistik që lamë pas si  të vështirë, ndonëse, sipas tij, në kushtet e pandemisë ishte maksimumi që mund të bëhej. Kjo është arsyeja sipas kreut të Shoqatës së Turizmit në Durrës, pse qeveria duhet patjetër të ndihmijë operatorët tursitikë me politika mbështetëse, ku përfshihen grantet, subvencionet, por edhe heqja e taksës së pasurisë nga autoritetet vendore.

 

Xhepa e kosndieroi sezonin që lamë pas si të “shpëtuar” nga turistët që erdhën kryesisht nga rajoni dhe në mënyrë të veçante nga Kosova

 

Intervista e plotë e kryetarit të Shoqatës së Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa për “Quo Vadis”:

 

Për shkak të pandemisë, në Shqipëri munguan një numër turistësh të huaj, a u kompesua mungesa e tyreme turistë të Kosovës, Maqedonisë?

 

Realisht turistët vendas dhe të rajonit, kanq qënë një ndihmesë e madhe për turizmin shqiptar kështu që ne kemi pasur dhe takime me operatorët turistik të Kosovës, dhe i kemi bërë dy tre takime falenderuese për frekuentimin që i kanë bërë Shqipërisë, mendojmë që ato kanë qënë baza e këtij viti, shpresojmë që edhe ne t’i rikthejmë po të njëjtën gjë Kosovës dhe rajonit me turizmin malor që ata kanë, por që gjithsesi ne po promovojmë shumë edhe turizmin e Shqipërisë.

 

Si sipërmarrës i turizmit a ju erdhën në ndihmë paketat ndihmuese të qeverisë?

 

Këtë vit ne presim  nga qeveria që patjetër që me paketën e tretë të ndihmave, të cilën ka kohë që e kemi kërkuar, presim që të dalë një paketë e re për të ndihmuar të gjithë bizneset në këtë vështirësi që janë dhe që pritet që të jetë dhe pjesa tjetër e dimrit. Gjithashtu kemi kërkuar më shumë forcë nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë që të hiqet për vitin 2020 taksa e pasurisë, e cila është një taksë që për mendimin tonë nuk duhet paguar këtë vit, sepse të gjithë subjektet turistike nuk i kanë përdorur strukturat e tyre akomoduese. Është punuar aq pak sa për të pagusr tarifat vendore të bashkive dhe taksa e pasurisë është një taksë që për mendimin tonë duhet të eliminohet për vitin 2020.

 

Parashikimet për vitin 2021 janë të zymta në këtë moment, çfarë do t’i kërkoni ju qeverisë si ndihmë në sektorin e turizmit?

 

Në radhë të parë pagat e punonjësve, është problemi jonë kryesor sepse në fund të fundit edhe qeveria edhe ne për atë luftojmë, që të krijohet një minimum jetik i çdo familje shqiptare për të siguruar minimumin jetik, kështu që pagat e punonjësve janë ato që ne kërkojmë të parat, pastaj grante apo subvencionime në forma të ndryshme që qeveria mund të japi ne i kemi parashikuar në kërkesën tonë, që e kemi paraqitur me shkrim, edhe Kryeministrit edhe Ministrit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re