Operatorët turistikë në Vlorë kanë kundërshtuar masat e marra nga qeveria për bizneset. Gazetari Elton Nika raporton shqetësimet e ngritura të biznesmenëve të cilët kundërshtojnë draftin për turizmin.

Në një intervistë në “ABC News” një nga biznesmenët e zonës së Lungomares Ervin Sota tha për gazetarin Elton Nika se kanë ngritur një sërë kërkesash, përsa i përket mbarëvajtjes së këtij sezoni turistik.

“Pikat që ne na penalizojnë janë fasha e orareve pasi nuk mund të operojmë pasi nuk ka qarkullim, dhe me këtë fashë orare nuk mund të mbulojmë shpenzimet. Kërkojmë që të paktën të jetë deri në orën 24:00”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se i kane dërguar një peticion, ndërsa shtoi se nëse nuk merren parasysh nuk do të hapin bizneset. Ndër të tjera ai tha se do të veprojmë në bazë të drejtave, bazuar të liritë e kufizuara për shkak të COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re