Faruk Basha. (1940). Operator. Lindi ne Tirane, me 9 shkurt. Kreu Institutin e Larte Pedagogjik per matematike-fizike (1960) dhe pas kater vjet si fotoreporter filloi pune ne kinostudion “Shqiperia e Re” si asistent operator dhe me pas si operator. Ka bere disa specializime ne studio kinematografike te huaja, si: ne Kine, France, Bullgari dhe pas viteve ’90 ne Centro Sperimentale, Rome, dhe ne Universitetin Paris VII (1997-1998).

Nga viti 1992-1995, ka drejtuar laboratorin e perpunimit te filmit ne kinostudio. Pas vitit 1998, punoi nje kohe ne Institutin e Filmit dhe Fotografise Gjon Mili ne Prishtine, dhe me pas ne Marubi Film School ne Tirane (2004), si pedagog i mjeshterise se operatorit. Puna e pare e tij si operator i pavarur ishte filmi dokumentar Me shoferet e Lacit (1968).

Pervec 13 filmave dokumentare, ai ka xhiruar mjaft filma artistike, ku edhe ka kontributin me te madh e kryesor ne karrieren e tij. Filmi i pare artistik ishte Plage te vjetra (1969) dhe me pas filmat Mengjese lufte, Shtigje lufte, Tomka dhe shoket e tij, Malet me blerim mbuluar, Vajzat me kordele te kuqe, Treni niset ne shtate pa pese etj.

Me filmin Ne fillim te veres ai u vleresua me cmimin e Vecante si operator. Kamera e F. Bashes rreket te beje zberthime figurative te drames, ne voli te ideve dhe gjendjeve te personazheve, sikurse spikat kjo te Plage te vjetra me plan-portretet dhe planet e mesme.

Mjedisi trajtohet shpesh edhe si metafore a bashkeshoqerim ideor, kur pamje te ashpra, epike apo poetike vihen ne funksion te spikamave regjisoriale dhe situatave emocionale te heronjve (Malet me blerim mbuluar, Ne fillim te veres) ose kur kamera zhbirilon ne portretin e aktorit dhe luan ritmikisht ne perputhje me vrullimen psikologjike te tij, packa se “si pa u vene re” (Fillim i veshtire); kur ndjek “aventuren” e femijeve kembezbathur e rrobagrisur duke e shnderruar veprimin e tyre ne alegorine e shpreses dhe vullnetit per personalitet e dinjitet (Tomka dhe shoket e tij), ose kur planet e medha luajne sa funksione dinamike per te vizatuar ngjarjet, aq dhe funksione tropologjike ne sensin e nje perbashkesie vullnetesh e reagimesh masive te njekohshme qe kane edhe mbarsje psikologjike (Vajzat me kordele te kuqe).

F. Basha ka xhiruar filmin e pare me kukulla mekanike Vajza me pata, si edhe disa filma te animuar. Ne vitet 1980-1992, drejtoi repartin e efekteve speciale duke realizuar shume syresh ne filma te ndryshem. Ai ka dhene ndihmese edhe ne kualifikimin e operatoreve te rinj ne kurset e Studios Krijuese* prane Kinostudios, ndersa pas viteve ’90 edhe per fotografine.

Nga nje qasje profesionale F. Basha parapelqen saktesine e kompozimit, kendmarrjet e variueshme dhe ne perputhje me ecurine e aksionit filmik, alternimet e portretit me grup-portretet, raportet e ketyre me peizazhin, duke i dhene kameres dinamike dhe shprehimesi.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re