Një nënë me dy femijë nga fshati Leminot i Bashkisë Maliq dhe vellai i saj nga Prrenjasi kanë kaluar dy netë në makine pasi refuzonin të hynin ne hotelin karantine për shkak të pamundesive financiare. Një gjë e tillë bëhet me dije nga vellai i gruas Artur Kariqi.

Problemet shëndetesore të njërit prej fëmijëve të saj e kanë detyruar gruan të udhëtojë  drejt vendit fqinj për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale për fëmijën por tani që është kthyer së bashku me fëmijet është e detyruar të karantinohet në një prej hoteleve. Por gruaja e ka patur të pamundur të perballonte shpenzimet ndaj refuzonte të hynte në hotel ndërsa shoqerohej nga vëllai i saj i cili kishte dale garant për transportimin e saj nga Kapshtica drejt Korçës.

Ështe dashur nderhyrja e institucionit të Prefektit për ti dhënë një zgjidhje situates se krijuar prej 3 ditësh dhe nëna me femijet tashme ndodhet nën një nga dhomat e hotelit e karantinuar dhe nën vëzhgim shëndetësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re