Nuk ka një zgjidhje të mirë për dilemën afgane, të cilën presidenti amerikan, Joe Biden e ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Donald Trump bëri të ditur, si një nga vendimet e fundit si president, tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Paraardhësi i tij, Barack Obama e humbi mundësinë ta përgatiste tërheqjen me argumentin e vlefshëm, se invazioni pas eliminimit të Osama bin Ladenit kishte humbur kuptimin.

Joe Biden ndodhet nën një presion të madh politik të brendshëm t’i japë fund kësaj lufte. Shumica e amerikanëve nuk duan më të rrezikojnë jetë njerëzish dhe të japin miliarda të tjera për një vend, ku shumica e popullsisë nuk i sheh SHBA-të dhe aleatët si çlirues, por i lufton si pushtues. Dhe Biden ka nevojë urgjente për suksese. Nëse shumë presidentë filluan luftëra për të fituar zgjedhje, ky president duhet t’i japë fund një lufte për të ruajtur mazhorancën e dobët në të dyja dhomat e Kongresit Amerikan në zgjedhjet e ndërmjetme vitin e ardhshëm.

Afghanistan I Lage in Kabul spitzt sich zu I 15.08.2021

Civilë perëndimorë në rrezik

Të gjitha këto duhet të merren parasysh në vlerësimin e situatës aktuale. Por kompleksiteti i situatës nuk është aspak justifikim për dramën dhe katastrofën humanitare tani në Afganistan. Jo vetëm që u lanë pa mbrojtje bashkë me familjet e tyre mijëra afganë që mbështetën ushtaret e ushtarët perëndimore këto dy dhjetëvjeçarë. Aleanca ushtarake nuk duket se është në gjendje të vendosë në siguri civilët e saj. Si është e mundur, që nuk u evakuuan më parë punonjësit e ambasadave, të organizatave joqeveritare dhe grupimeve të tjera, para se ushtria të linte pjesë të tjera të vendit duke e hapur rrugën për marshimin fitimtar të talibanëve? Si është e mundur, që ende para disa ditëve, ekspertë në Shtëpinë e Bardhë pretendonin, se Kabuli nuk do të bjerë kaq shpejt?

Tani sundon thjesht paniku në kryeqytetin afgan, sepse ushtria afgane natyrisht e ndërron shpejt flamurin. Nga frika e pushtetit të madh të talibanëve, por edhe sepse nuk ia vlente, të luftoje për një qeveri të korruptuar, të drejtuar nga presidenti Ashraf Ghani po i korruptuar. Çfarë të thotë kjo për cilësinë e shërbimeve sekrete dhe njohjen e situatës në vend? E çfarë vlere kanë para kësaj gjendjeje, fjalët e Joe Bidenit, që tha me gojën plot, se nga Afganistani nuk vjen më rrezik terrorizmi dhe prandaj vendi do t’i lihet vetes?

Weltspiegel 15.04.2021 | USA Washington | Präsident Joe Biden zu Truppenabzug Afghanistan

Ndihmësit u lanë në baltë

Lufta në Afganistan filloi si reagim pas sulmeve terroriste kundër SHBA më 11 shtator 2001. Me një logjikë jo shumë të kuptueshme, Joe Biden bëri të ditur, se në 20-vjetorin e sulmit terrorist, tërheqja ka përfunduar. Ndoshta me shpresën e mbylljes të një kapitulli tjetër jo të lëvdueshëm të invazioneve në historinë amerikane dhe në monumentin përkujtimor në Nju Jork të deklarohet e fituar lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Por në këto 20 vite nuk është fituar asgjë. Vetëm është humbur shumë besueshmëri. Edhe tek ata që me gatishmërinë e tyre për të mbështetur aleancën perëndimore, nuk rrezikuan vetëm jetën e tyre, por edhe të familjeve të tyre, dhe tani u  lanë për turp në baltë. Kjo ka bëjë me të gjithe ne. Ne të gjithëve duhet të na vijë turp.

Analizë e korrespondentes së DW në Uashington, Ines Pohl

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re