Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas raportit të Komisionit të Venecias mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.

Balla shkruan se “Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas”.

Propozimet të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë,” shkruan kreu i grupit të PS.

Postimi i plotë

Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”!

Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion.

Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re