Avokati Redi Ramaj, komentoi sot në studion e News 24 opinionin e Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Ramaj tha se Kuvendi duhet t’i dërgojë raportin Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ajo të vendosi mbi mandatin e zonjës Xhaçka.

Ai tha se mandati Xhaçkës është tërësisht antikushtetues, pasi ajo ka përfituar fonde publike.

Lexo edhe: Zbardhet opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës: Vendimet e GJK bazohen në parimet e besnikërisë kushtetuese! S’duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare

Sipas avokatit veprimet e Kuvendit lidhur me këtë çështje janë bërë për ta shtyrë sa më tepër mbajtjen apo mos heqjen e mandatit të zonjës Xhaçka, për të përdorura qoftë për përfitime politike, qoftë për të marrë më shumë kohë që t’i afrohet fundit të mandatit.

Ramaj: Duhet që Kuvendi sipas përcaktimeve të GJK t’i dërgojë raportin e saj GJK në mënyrë që ajo të vendosi mbi mandatin e zonjës Xhaçka. Mandati i zonjës Xhaçka është tërësisht antikushtetues për arsyet që dimë, për arsye se ka përfituar fonde publike dhe veprimet ligjore duhet të jenë të shpejta përmes institucioneve të Kuvendit.

Nuk shoh vullnet te Kuvendi dhe te deklaratat e sotme te mazhoranca për të kryer veprime të shpejta në mënyrë që të jetë në përputhje me kushtetutën dhe me rekomandimin e Komisionit të Venecias. Kjo ka qenë qasja e mazhorancës që në fillim, ndaj ka vazhduar me këtë qasje në shkelje tërësisht të kushtetutës. Ka dalë përtej çdo qeverie që mos të zbatojë vendime të GJK , të cilat janë pothuajse të ngjashme me kushtetutën dhe të detyrueshëm të zbatohen nga institucionet e tjera.

Dhe veprimet janë për ta shtyrë sa më tepër dhe vetë marrja e mendimit nga Komisioni i Venecias ishte për të shtyrë sa më tepër mbajtjen apo mos heqjen e mandatit të zonjës Xhaçka për të përdorura qoftë për përfitime politike, qoftë për të marrë më shumë kohë që ti afrohet fundit të mandatit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re