Opozita i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme një dosje me 653 faqe për inceneratorët.

 

Sipas Belind Këlliçit provat e grumbulluara do të zbardhin plotësisht aferën korruptive.

 

Fjala e plotë e Belind Këlliçit:

 

Sot po i përcjellim zyrtarisht z. Altin Dumani, një material të plotë (653 faqe), produkt i një pune voluminoze 4 mujore nga Grupi i Ekspertëve të Partisë Demokratike, për zbardhjen e plotë të aferës korruptive të Inceneratorëve.

 

Në këtë material, Grupi i Punës ndihmon në mënyrë thelbësore për hetimin e kësaj çështje, sidomos lidhur me deklarimet e rreme të dhëna në Letër Porositë, nga aksionerët e sotëm. Këtë material po i’a përcjellim në mënyrë urgjente z. Altin Dumani, pasi ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të financimit të këtij projekti korruptiv, me para të dyshimta, për të cilat i takon SPAK të hetojë nëse janë para të zyrtarëve të veshur me pushtet, apo janë para të grupeve kriminale si Ndragheta, etj.

 

Sot nuk po bëjmë publik, asnjë dokumentacion, pasi besojmë fort se z. Dumani, pas ditës së sotme, do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere.

 

Gjithsesi ju bëjmë me dije se ky material përmban të dhëna autentike si:

 

Kontrata të nënshkruara mes palëve.

 

Dokumentacion zyrtar të cilin SPAK nuk e ka gjetur pranë Institucioneve Shqiptare.

 

Komunikime elektronike mes palëve si dhe shumë dokumente financiare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re