Ekipi drejtues i Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha ka takuar demokratët e Pukës e Fushë-Arrëzit, dy bashki që opozita fitoi në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nga Puka demokratët kanë kujtuar zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 të parën betejë elektorale që fitoi Partia Demokratike, duke përcjellë mesazhin se opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Sot është një ditë e shënuar, 22 marsi është dita e fitores së demokracisë në Shqipëri. Është dita e përmbysjes së diktaturave, sepse 22 marsit është dita kur shqiptarët fituan përballë te keqes qe dominoi Shqipërinë për 50 vite”, tha Flamur Noka.

 Ndërkohë që Gazment Bardhi theksoi se rotacioni është i nevojshëm për një tëe ardhme më të mirë për shqiptarët. Sipas Bardhit edhe ndryshimet në buxhet që u miratuan të enjten në parlament, tregojnë se kjo qeveri nuk ka prioritet qytetarët.

“Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Në vend të rrisnin pensionet i çuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë ”pse mos ta falim këtë port’. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.

 Pas  procesit të bashkimit me Gazment Bardhin dhe deputetët që e mbështesin, ekipi drejtues i PD po takon demokratët në të gjithë vendin për të përmbyllur procesin e bashkimit edhe në degë. Nga ana tjetër ky tur synon që në njëfarë mase të kompensojë boshllëkun që ka krijuar izolimi i liderit të opozitës Sali bErisha kur nga zgjedhjet na ndan rreth një vit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re