5 dite para zgjedhjeve per kryetarin e bashkise se Kukesit, deputetet e opozites jane takuar ne kete qytet per mbeshtetur kandidatin qe doli nga procesi I primareve Emri Vata. Lideri I opozites Sali Berisha, kryetari I grupit Gazment Bardhi, deputetet e PD dhe aleatet e kesaj force politike kane zhvilluar mbledhjen e perjavshme te grupit ne Kukes  per treguar se opozita eshte e bashkuar rreth Emri Vates.

 

SALI BERISHA

“Emri Vata ka besimin e plote te deputeteve te PD.  Iu bej thirrje kukesianeve diten e diele me voten e tyre te firmosin ndryshimin e madh qe e pret Shqiperine.”

 

Gjate qendrimit ne Kukes lideri I opozites Berisha zhvilloi nje takim edhe me sipermarresit e ketij qyteti duke u kerkuar te mbeshtesin Emri Vaten.

 

“Ftoj të gjithë lumjanët, kuksianët kudo që ndodhen, në Tiranë, në Shkodër, kudo, në Durrës, jashtë vendit, të vijnë të votojnë në Kukës në mënyrë për të firmosur ndryshimin. Nuk e meritonte kurrë Kukësi, Safet Gjicin. Gjici ishte një kopje e shëmtuar e Edi Ramës. Unë nuk e njoh këtë tjetrin, por nuk meriton Kukësi përfaqësues të Edi Ramës dhe të Safet Gjicit.”

 

Ne takimin e opozites ne Kukes mungoi Lulzim Basha dhe 10 deputetet qe e mbeshtesin, te cilet deri me tani kane refuzuar to bashkohen cdo mbledhje te organizuar nga Sali Berisha e Gazment Bardhi.

 

Edhe pse mban ligjerisht logon e partise demokratike, Lulzim Basha nuk do te garoje ne zgjedhjet e pjesshme te 24 shtatorit dhe ne garen per kreun e bashkise se Kukesit jane demokrati Emri Vata dhe socialisti Albert Halilaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re