Opozita bëhet gati për të nisur takimet me shqiptarët në bazë. Selia blu njofton se koalicioni opozitar në takimin e sotëm ka pasur në fokus të mbledhjes vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve. Qëndrimi i të gjithë partive të opozitës, po sipas PD-së ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve. “Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza.

Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen”, tha Basha.

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga qeveria. Në mbledhje është argumentuar se qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re