Sot në një lidhje “Skype” për Faxnws ka qenë analisti Alban Daci për të folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai tha se takimi i sotëm ishte një prezantim më dinjitoz i opozitës. Po ashtu Daci tha se në raundin e tretë pritet të zgjidhet edhe presidenti i ri i vendit tonë.

Alban Daci: Deri tani kishim nje koncept të politikës alla shqiptarce për zgjedhjen e presidentit. Sot kishim nje prezantim me dinjitoz edhe të elementeve te opozitës.

Alibeaj ka munguar se pritet te miratohet një draft për kriteret dhe kush do te jenë kriteret personale. Mungesa e tij nuk ishte mungese vullneti por do te sqarohet me grupin e tij parlamentar.

Pra përtej asaj që është folur deri tani, unë shikoj sinjale të qarta për të pasur një figurë dinjitoze, as raundi u dytë nuk do zgjidhet. Raundin e tretë do të zgjidhet presidenti. Diskursi I PS ka kaluar serioz, jam i sigurt nga deklaratat e OSBE dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtar, e kanë detyruar Ramën që figura të jetë gjithë përfshirës dhe jo nga PS.

Fatmir Mediu ka pasur gjithjmonë një protagonizëm sërioz, ai ndodhet mes dy zjarreve në PD, ai njihet si aleat i PD, kurse sot është përballë GP të PD. Për të pasur një qëndrim serioz, mendoj se detyra më e vështirë e Mediut të bëjë zgjedhjet brenda PD.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re