Kryesia e Komisionit ka vendosur që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë të zhvillohet në orën 16:00, në platformën virtuale “Zoom”. Vendimi vjen pas bllokimit të punimeve të komisioneve parlamentare nga deputetët e opozitës, si shenjë protestë për përjashtimin e tyre nga Kuvendi. Socialistët u penguan për të zhvilluar punimet e këtij komisioni gjatë paradites të kësaj të mërkure, ndaj vendosën që të ndërprisnin mbledhjen deri në vendimin për ta zhvilluar atë virtualisht.

 

 

Por ky vendim i paralajmëruar ka marrë përgjigjen e demokratëve, të cilët ironizojnë veprimin e kolegëve socialistë. Sipas tyre, rregullorja parashikon që takimet të zhvillohen virtualisht vetëm në raste kur vendi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, në raste lufte apo sëmundjesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re