Opozita ka paralajmeruar sot bllokimin e seancave plenare derisa shumica socialiste te njohe dhe respektoje te drejtat e opozites.

 

Ne perfundim te mbledhjes se deputeteve te demokrate dhe aleateve te tyre, lideri I opozites Sali Berisha akuzoi mazhorancen se ka mbyllur cdo hapesire per deputetet  duke nisur nga rrezimi I komisioneve hetimore deri tek caktimi I bashkekryetarit te komisionit te reformes zgjedhore.

 

SALI BERISHA

“Grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.  Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë.”

 

Kryetari I grupit parlamentar Gazment Bardhi sqaroi se opozita nuk do te bojkotoje parlamentin, por sipas tij nuk do te kete me mbledhje normale ne parlament.

 

GAZMENT BARDHI

 

“Nuk eshte qellimi yne te shkojme drejt vendimeve ekstreme, por nese vendos te bllokosh opoziten do te paguash pasojat. Sa kohe qe opozita nuk ushtron te drejtat e veta edhe mazhoranca nuk do te lejohet te ushtroje te drejtat e saj.”

 

Shkak per reagimin e ashper te opozites u bene vendimet qe mazhoranca mori ne séancen e kaluar te parlamentit.

 

Gazment Bardhi si kryetar i grupit parlamentar te PD kerkoi te ndryshoje anetaret qe i perkasin  opozites ne komisonin e reformes zgjedhore; por kjo kerkese e tij u rrezua nje jave me pare dhe mazhoranca vendosi qe reformen zgjedhore ta realizoje me Enkelejd Alibeajn i cili eshte Sekretar i Pergjithshem ne PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

 

Po ashtu mazhoranca rrezoi kerkesat e deputeteve te opozites per ngritjen e dy komisioneve hetimore, votim ky sipas PD ne shkelje te Kushtetuetes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re