Ndërsa mëngjesin e sotëm pritej të niste në selinë e Kuvendit mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, deputetët e opozitës të përjashtuar një ditë më parë për shkak të sjelljes së tyre në seancën e fundit parlamentare bllokuan nisjen e saj.

 

Ata  kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e sallës ku do të mbahej mbledhja, në të cilën ministri i financave Ervin Mete duhej të mbante fjalën e tij për projektbuxhetin e ri.

 

Me deputetëve opozitarë ishte edhe kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar, për shkak të bllokimit të foltores. Bardhi pati një debat me tone të larta me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, të cilës i ka kërkuar arsyen se përse është përjashtuar, ndërkohë që ka insistuar të hyjë  në mbledhje për të dëgjuar diskutimin për projektbuxhetin.

 

Mes deputetëve të opozitarë ishte edhe ish-kryeministri Berisha. Jashtë ambienteve të kuvendit ai tha se shumica kërkon të shuajë zërin e deputetëve demokratë.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER 

Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje. Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme. Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre, ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues. 31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë tu mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore”, 

 

Për shkak se deputetët e opozitës bllokuan korridoret dhe komisionet, mbledhja  e konferencës së kryetareve shty për në orën 13.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re