Skip to content

Opozita bllokon sërish qarkullimin/ Ja aksi që do të paralizohet të enjten në Berat

7a0442490a23e99e92c91e2ddf5bd933 L

Ozita ka paralajmëruar sërish të bllokojë akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.

Vendimi është marrë pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me aleatët e tij.

Ai bëri me dije se të enjten në orën 18:00 do të bllokohen akset kryesore në 12 qarqe të vendit.

Ndërkaq, paradite në orën 11:00 kryedemokrati theksoi se do të bëjnë publike detyrat e qeverisë tranzitore që sipas tij do të sigurojnë zgjedhje të lira.

Ja akset që do të bllokohen:

Berat: Te Ura e Hanit.

Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”

Korçë: Në hyrje të qytetit

Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

Shkodër: Në hyrje të qytetit

Fier: Tek Ura e Sheqit

Vlorë: Në hyrje të qytetit

Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat