Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, duke shtuar se roli i saj është shumë i rëndësishëm.

Xhafaj theksoi se ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët dhe për të ardhmen e vendimit, duke shtuar se shkojnë përtej interesit të partive politike.

Ai bëri një paralelizëm me krijimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi 10 vite më parë, duke shtuar se opozita mbajti të njëjtin qëndrim, por sipas tij, “reflektuan me vonëse dhe koha tregoi që kolegët tanë gabuan atëherë, kjo i kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht”.

“Për fat të keq, kjo situatë e sotme më sjell në kujtesë një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Opozita edhe atëherë në 2014. megjithëse e votoi ngritjen e Komisionit, nuk mori pjescn në mbledhjen e parë të konstituimit të atij komisioni dhe në disa mbledhje në vazhdim. Shpresoj që kjo histori të mos përsëritet dhe ta kemi midis nesh opozitën”, theksoi Xhafaj.

 

Fatmir Xhafaj: Si mbledhje e parë për konstituimin e Komisionit, çka është një detyrim që rrjedh nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Ky Komision ka për qëllim thellimin e reformave shtet formuese, për mirëqeverisjen e vendimit, luftën ndaj korrupsionit, kjo është përcaktua qartë në rezolutë.

Objektivi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, përgjegjësia jonë është të adresojmë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit.

Kam bindjen se do të jetë proces gjithëpërfshirës, në rrafshin politik, institucional e social.

Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm,  pjesëmarrja e saj në këtë proces është me rëndësi për qëllimet që do të adresojë kjo reformë.

Jam i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrim të përbashkët për pjesëmarrje dhe angazhim në këtë Komision që buron nga Kushtetuta, pjesë e së cilës jemi bashkarisht.

Ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit tonë.

Për fat të keq, kjo situatë e sotme më sjell në kujtesë një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 Komisioni i Oosaçme për Reformën në Drejtësi. Opozita edhe atëherë në 2014. megjithëse e votoi ngritjen e Komisionit, nuk mori pjesën në mbledhjen e parë të konstituimit të atij komisioni dhe në disa mbledhje në vazhdim. Reflektuan me vonesë dhe u përfshinë më pas. Koha tregoi që kolegët tanë gabuan atëherë, kjo i kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo histori të mos përsëritet dhe ta kemi midis nesh opozitën.

Procesi do të duhet të ecë përpara duhet zhvilluar një proces sa më gjithëpërfshirës, transparent, duke përfshirë të gjithë aktorët e mundshëm, të shoqërisë civile, botës akademike, grupeve të interesit.

Kjo mbledhje është hapi i parë i natyrës formale përgatitore, si mbledhje edhe detyruese për ne.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re