Opozita ka vendosur që të zhvilloj protestën e dhjetë kombëtare
kundër qeverisë “Rama”. Protesta e opozitës do të zhvillohet më më 8
korrik në orën 20:00

Vendimi është marrë, pas mbledhjes në selinë e PD të strukturave më të larta dhe të krerëve të bashkive të djathta.

Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka ftuar të
gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës.

“Dua të falënderoj nga zemra mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan
diktaturën e Edi Ramës më 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta
shqiptarë dinjitozë të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 të
mbrëmjes në një protestë kombëtare për të vazhduar të vendosur pa asnjë
hap pas betejën tonë për demokracinë, kushtetutën lirinë. Të gjithë
bashkë ditën e hënë”, deklaroi kreu i PD.






Previous articleMeta dhe Rama i urojnë 4 korrikun SHBA-sëNext articleRama feston sot ditëlindjen, por i bën vetes urimin që nuk pritej

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re