Opozita PD-LSI ka dorëzuar në Kuvend projektligjin e vettingut për politikanët, sajuar prej saj nën kredon e pastrimit të politikës nga lidhjet me krimin.

Por mazhoranca thotë se opozita po tenton që të anashkalojë SPAK-un dhe BKH-në, dy instanca që të drejtësisë së re pas reformës, prej të cilave mundësohet edhe vettingu i politikës.

Dhe është kjo ndarje që ka instaluar një mosbesim të ri mes palëve.

“Diskutimi i sotëm, ishte nëse PS është pro apo kundër këtij pr.ligji. SPAK-u nuk i heton funksionarët publikë, sepse e pengon Rama. Pa diskutim që i gjithë procesi i Vetingut do të nisë edhe ndaj institucioneve publike. Mekanizmi që duhet të shtrohet në këtë rast është kushtetues”, tha deputeti demokrat Salianji, duke komentuar depozitimin e projektligjit në Kuvend.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re